Federata Shqiptare e Futbollit po vazhdon që të investojë dhe të përmirësojë ndjeshëm arenat. Këtë herë një stadium i ri i është shtuar listës së Shqipërisë dhe bëhet fjalë impiantin e rikonstruktuar të Luzit. Kreu i FSHF, Armand Duka, ka treguar pamjet dhe njëkohësisht njofton se inaugurimi do të jetë në ditën e nesërme.
“Stadium në Luz? Po po në Luz. FSHF investon për zhvillimin e futbollit në cdo cep të vendit. Ju pres nesër në 12:30 për ta inaguruar me ndeshjen Luzi 2008- Korabi”, shkruan kreu i FSHF-së. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/