“Bosnja ka shumë potencial”, Bulku tregon miqësoret e Shqipërisë: Kishim raste të pastra për gol

Trajneri i Kombëtares U-17m, Ervin Bulku, ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij pas dy miqësoreve të zhvilluara me Bosnje-Hercegovinën, duke vlerësuar mundësitë që i janë dhënë për të pasur disa teste radhazi gjatë dy muajve të fundit. Tekniku kuqezi po përgatit skuadrën për sfidat e rëndësishme që kanë muajin mars, ku Shqipëria U-17 do të jetë e impenjuar në ndeshjet e fazë Elite Round të Europianit, një arritje shumë e madhe për një ekip kombëtar moshash të Shqipërisë.

Për Bulkun, dy miqësoret me Bosnjen i kanë dhënë mundësi skuadrës të masë forcat me rivalë të fortë e të shohë progresin e bërë gjatë muajve të fundit.

“Këto dy ndeshje miqësore ishin shumë të vlefshme, ashtu si edhe dy ndeshjet e janarit ndaj Turqisë. Dua të falënderoj FSHF-së që na mundësoi të kishim kaq shumë ndeshje miqësore, që janë shumë të rëndësishme, duke qenë se provuam edhe lojtarë të rinj. Pamë edhe gjendjen e skuadrës në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për fazën Elite Round të Europianit dhe objektivi ynë kryesor është që ta kalojmë këtë tur e të shkojmë në finalet e Europianit. Bosnja është kualifikuar ashtu si edhe ne në fazën Elite Round, pra është një kundërshtar me potencial njësoj siç do jenë edhe kundërshtarët tanë në Elite Round.

Mendoj se kemi zhvilluar dy ndeshje të mira pavarësisht se na mungoi konkretizimi apo goli, pasi rastet për shënim i kemi pasur, madje tre raste të pastra për gol, por na duhet të punojmë në këtë drejtim për aq kohë sa kemi në dispozicion për të arritur ato objektiva që ne kemi si skuadër”, – u shpreh Ervin Bulku për Fshf.org pas ndeshjes së dytë miqësore me Bosnjen, duke theksuar edhe një faktin se objektivi i Shqipërisë është që të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të një Europiani për grup-moshat U-17.

“Shpresojmë që të gjithë bashkë të bëjmë të mundur të kualifikohemi në fazën finale të Europianit U-17. Mendoj që me rikthimet e tre lojtarëve të ekipit bazë, që munguan në këto dy miqësore, duke shpresuar që edhe qeveria të na ndihmojë duke miratuar ligjin për të pajisur me pasaporta shqiptare 2-3 lojtarë që ne i kemi evidentuar në seleksionimet e fundit e të cilët kanë dëshirë të veshin fanellën e Shqipërisë, skuadra do të jetë e kompletuar dhe e gatshme për Elite Round”, – tha trajneri i kombëtares U-17 ndër të tjera në prononcimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online