Edhe pse kishin mbetur dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, arbitri vërshëllen për të ndalur lojën. Lojtarët në fushë nuk ishin të vetmit që po vraponin, teksa një djalosh i vogël bëri një sprit të shpejtë që kapi në befasi edhe sigurinë e stadiumit.
Tifozi i veçantë i Partizanit hyn në fushën e lojës dhe rrëmben duartrokitjet e gjithë stadiumit. Megjithatë ishte e shpejtë koha kur i duhej të kthehej sërish në vendin e tij, teksa stjuartët e dërguan përsëri në tribunë, në mënyrë që loja të riniste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/