VIDEO | Spikat ish-lojtari i Kamzës, mbrojtësi gjen golin në Qipro

Edicionin e shkuar, ose më saktë gjysmën e parë të sezonit, me Kamzën u aktivizua mbrojtësi kroat Ivan Fushtar. 29-vjeçari ishte një lojtar mjaft i përgatitur dhe në mbrojtjen e Kamzës u kthe në një lider, por aventura e tij në vendin tonë zgjati shumë pak, pasi në merkaton e janarit vendosi që të transferohej në Katar.

 

Këtë edicion Fushtar mendoi që të provonte një eksperiencë të re, këtë herë në Qipro, ku aktivizohet me ekipin e për Nea Salamis. Sot, ish-lojtari i Kamzës u bë protagonist me një gol, në fitoren e skuadrës së tij ndaj AEL Limasolit. Skuadra e Fushtar triumfoi në shtëpi me shifrat 4-1.

Mbrojtësi goditi saktë me kokë, pas harkimit nga një goditje dënimi, duke shënuar kështu golin e tij të parë në tokën qipriote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *