VIDEO/ Spektakli para syve të Ardian Takaj, i pranishëm në ndeshjen Devolli-Lushnja

Një spektakël të vërtetë ka dhuruar Devolli në ndeshjen e djeshme ndaj Lushnjes. Jo vetëm në fushën e lojës, për atë përmbysje në shifrat 2-1 i ndihmuar edhe nga fakti se kanë luajtur për 45 minuta me një lojtar më shumë.

Por për t’u theksuar është se stadium i Devollit ishte i stërmbushur dhe në fund të ndeshjes, lojtarët kanë festuar me tifozët nën duartrokitjet e famshme të Islandës. Ndërkohë, në mes të shumë të pranishme, si një ndjekës i veçantë ishte edhe Ardian Takaj.

Për këtë të fundit flitet shumë në media se po kërkon edhe një tjetër skuadër për të blerë, ndërsa në listë futet edhe Devolli si një nga pretendentet. Aktualisht në vendin e parë të Kategorisë së Parë dhe me një model për numrin e tifozëve nëse i bazohemi ndeshjes me Lushnjen. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online