Juventusi i Mauricio Sarrit po zhvillon një ndeshje miqësore ditën e sotme ndaj yjeve të kampionatit të Koresë së Jugut. Në pjesën e parë bardhezinjtë janë surprizuar nga koreanët, me këta të fundit që udhëheqin me shifrat 2-1.
Fillimisht ishte një supergol i Osmar që zhbllokoi rezultatin, ndërsa “Zonja e vjetër” u kundërpërgjigj menjëherë me Muratoren. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë festa ishte përsëri për koreano-jugorët, të cilët shënuan me anë të brazilianit Cesinha.
Sulmuesi, i cili aktivizohet për ekipin e Daegut shënoi një gol mjaft të bukur, por ajo që vodhi vëmendjen e të gjithëve ishte festa. Cesinha së bashku me disa lojtarë të ekipit të tij festuan “alla-Ronaldo”, me portugezin që u fokusua nga kamerat i zhgënjyer në stol.
Cesinha’s goal, Team K League players did the SIUU..pic.twitter.com/EUXmfgNn5d
— Forza Juventus (@ForzaJuve2017) July 26, 2019