Nuk ka fitues në sfidën mes Napolit dhe Milanit. Kuqezinjtë janë zgjuar pas pnademisë dhe po tregojnë dhembët kundrejt çdo kundërshtari në Serie A. Ishin pikërisht ata që kaluan të parët në avantazh dhe kjo falë një mbrojtësi që këtë sezon ka bërë edhe rolin e sulmuesit në një farë mënyrë, Theo Hernandez.
Napoli do të barazonte po në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mertens përmbys rezultatin me një top të kaluar mes këmbëve të Donarumas. Është Çalhanoglu më pas që fiton një penallti, e cila konvertohet në gol nga Kessie në minutën e 73-të, duke vulosur kështu shifrat përfundimtare të kësaj ndeshjeje që dhuroi pafund spektakël.
Ndërkohë e pabesueshmja vjen nga Saelesmaeker, i cili hyri në fushë në pjesë ne dytë. Megjithatë do të bëhej protagonist teksa për 3 minuta ndëshkohet dy herë me karton të verdhë dhe detyrohet të lërë lojën. Një veprim ky që kohët e fundit e kemi parë nga Bare, por që përsëritet në Itali nga lojtari i Milanit. Në ato pak minuta të mbetura me 10 futbollistë në fushën e lojës, Napoli nuk ia ka dalë të shfrytëzojë epërsinë numerike për të marrë 3 pikët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Theo is the best LB in the league (Stevie Wonder) pic.twitter.com/kwqQbaVBw3
— Dr Roberto Colon, PhD (@IlCagaCazxi) July 12, 2020
https://twitter.com/MilanGifs/status/1282407178020818945