VIDEO/ Spanja nis përgatitjet anti-Shqipëri, lojtari i Chelsea-t paralajmëron kuqezinjtë: Nuk ka miqësore

Kombëtarja e Spanjës është grumbulluar sot për të nisur përgatitjet anti-Shqipëri. Andaluzianët i presin përpara dy takime miqësore. Fillimisht me Shqipërinë dhe më pas me Islandën. Federata Spanjolle ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare momente nga grumbullimi dhe hyrja në stërvitje e “furisë së kuqe”, si dhe ka publikuar prononcimet e disa prej lojtarëve të ekipit kombëtar iberik.

Ndër futbollistët që ka folur renditet edhe Markos Alonso. Lojtari i Chelsea-t ka dhënë edhe një paralajmërim për kuqezinjtë, teksa bën të ditur se Spanja nuk do i konsiderojë si miqësore dy takimet e ardhshme. “Më në fund kemi mundësinë për të qenë bashkë dhe për t’u stërvitur. Kjo është gjithmonë e rëndësishme dhe nuk ka miqësore”, është shprehur Markos Alonso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *