VIDEO/ Spanja hakmerret ndaj Italisë dhe i jep fund rekordit të axurrëve, andaluzianët presin biletën për në finale

LIVE, Itali-Spanjë 1-2 Pellegrini 83’/ Ferran Torres 17’, 45’+2′

37 ndeshje pa humbje do të numëronte Italia përpara fillimit të sfidës së gjysmëfinales së Ligës së Kombeve ndaj Spanjës. Edhe pse luanin në shtëpi ndaj iberikëve, axurrët nuk arritën për asnjë moment të ishin “zot” të fushës. Në minutën e 17-të, Ferran Torres mer një krosim perfekt nga Mikel Oyarzabal dhe shtang Donnaruman, duke e çuar rezultatin në 0-1. Në minutën e 42-të, Bonucci lë skuadrën me 10 lojtar pas kartonit të dytë verdhë. Një largim ky që lë menjëherë pasojat për Italinë, teksa Ferran Torres shënon përsëri dhe çon shifrat në 0-2.

Në minutën e 83-të, Pellegrini ngushton diferencën për Italinë, por nuk arrin të ndryshojë rezultatin. Spanja hakmerret kështu ndaj Italisë për gjysmëfinalen e humbur në Euro 2020. Parashikimi i trajnerit të Spanjës, Luis Enrique rezultoi i saktë, pasi ky i fundit deklaroi se me këtë seri fitoresh, Italia është gjithmonë e në pranë humbjes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MessiMX30i/status/1445849611885711360

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *