VIDEO/ Sot ndodhi tragjedia e madhe e futbollit! Tifozët futen në fushë të inatosur pas humbjes, ndërrojnë jetë 60 persona dhe shtyhet kampionati

Ditën e sotme në stadiumin Kanjuruhan në Malanga (Indonezi), gjatë ndeshjes së elitës së futbollit Arema–Persebaya e mbyllur në shifrat 2-3, ka ndodhur një tragjedi e madhe, të cilën bota e futbollit nuk e mban mend prej vitesh. Trazirat e ndodhura në stadiumin Kanjuruhan nisën pas fishkëllimës së fundit të arbitrit. Tifozët vendas të zhgënjyer pas humbjes 2-3 të skuadrës së tyre u vërsulën në fushë, kur ndodhi kaosi i madh.

Ata shkatërruan gjithçka në fushë dhe më pas u përplasën me stjuardët. Më pas ndërhyri edhe policia, teksa dhjetëra persona humbën jetën për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës dhe ar.mëve. Sipas disa raportimeve ende jo zyrtare, thuhet se kanë ndërruar jetë të paktën 60 persona. Nga ana tjetër Federata e Futbollit ka ndërhyrë menjëherë pas kësaj ngjarje duke pezulluar kampionatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *