Sokol Cikalleshi e ka humbur vendin e titullarit te Konyaspor në këto dy takime të fundit. Trajneri nuk po i beson më sulmuesit shqiptar nga minuta e parë pasi prishi magjinë e golave radhazi të shënuara në ato dy takime të para. Në ndeshjen e sotme të Konyaspor ndaj Alanyaspor që përfundoi në 1-1, Cikalleshi u fut në pjesën e dytë të takimit.
Futbollisti shqiptar kishte mundësinë e artë për të shënuar, por portieri kundërshtar u kthye në “mace” duke u hedhur në cepin e portës për t’i mohuar golin. Cikalleshi do të vendoste duart në kokë për golin që i nevojitet më shumë në këtë moment, në mënyrë që të fitonte sërish besimin e trajnerit. /Sport Ekspres/
? A. Alanyaspor kalecisi Serkan K?r?nt?l?, Cikalleshi’nin kafa vuru?unu parmaklar?n?n ucuyla ç?kard?! #KNYvALY #SporTotoSüperLig pic.twitter.com/7gcJ5EFrJI
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) October 2, 2021