VIDEO/ Sokol Cikalleshi dhe brinjtë e lara në ar, takon nga afër Nusretin e njohur në Turqi

Sokol Cikalleshi e ka vizituar më nga afër personin më të njohur në Turqi sa i përket fushës së gatimit, Nusret. Me brinjtë e lara në ar, ka kaluar një pasdite ndryshe. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe lëvizja më e njohur, ajo e hedhjes së kripës. Shumë futbollistë të njohur kanë vizituar më nga afër restorantin e Nusret, ndonjëherë duke u kthyer edhe në qendër të kritikave.

Këtu veçojmë rastin e Frenk Riberi, që teksa konsumonte biftek të larë në ar, shumë tifozë të tjerë reaguan ashpër për t’i treguar anën tjetër të botës. Megjithatë vetë futbollisti do të shprehej se askush nuk duhet të ndërhyjë në jetën e tij dhe zgjedhjet që ndërmerr jashtë fushës. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Golden @nusr_et

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi) on