VIDEO/ Sociedadi nuk dinte të gjuante penalltitë, hipnotizohen në “ruletën ruse” ndaj Barcelonës

Barcelona arrin të kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Sociedadit vetëm pas gjuajtjes së penalltive, teksa 120 minutat përfunduan me rezultatin 1-1. Pjesa e parë nisi e qetë me të dyja skuadrat që preferuan të luanin të mbyllura, në mënyrë që të mos pësonin. Megjithatë në minutën e 39-të Frenki De Jong gjen golin e avantazhit për Barcelonën, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0 në favor të katalanasve.

Në të dytën Real Sociedadi hidhet menjëherë në sulm dhe në minutën e 51-të Oyarzabal gjen golin e barazimit për Realin e Sociedadit. Pjesa e dytë dhe koha shtesë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa mënyra e gjuajtjes së penalltive mori vëmendjen kryesore të kësaj ndeshje.  Lojtarët e Realit të Sociedadit duket se nuk i kishin praktikuar asnjëherë penalltitë në stërvitje, sepse në 3 gjuajtjet e para asnjë lojtar nuk arriti të gjejë rrjetën.

Nga ana tjetër pavarësisht se humbën 2 penallti, Barcelona arriti të kualifikohet në finale. Gjithashtu dhe ekzekutimi i Griezman la mjaft për të dëshiruar, teksa francezi dërgoi topin mbi traversë, duke treguar dhe njëherë problematikën që ka ky lojtar me penalltitë. Në total 11 metërshat u ndanë 3-2 në favor të Barcelonës, të cilët do të përballen në finale me fituesen e sfidës Real Madrid-Atletiko Bilbao. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *