VIDEO/ Sllovakia bën befasinë e madhe dhe mund Belgjikën, Lukakut i kthehet VAR-i në makth

Grupi E ka nisur me befasi. Sllovakia ka surprizuar Belgjikën favorite duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Sllovakët kaluan shumë shpejt në avantazh, teksa Shranci e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 7 të takimit. Belgjika u kundërpërgjigj me anë të Romelu Lukakut, por golii tij u anullua për pozicion jashtë loje pas rishimimit nga sistemi VAR.

Në minutën e 86 ishte përsëri Lukaku ai që e dërgoi topin në rrjetë. Portieri sllovak nuk ia ndali dot festën, por VAR-i po. Teknologjiau kthye në një makth për lojtarin e Çelsit, pasi për të dytën herëi anulloi golin, këtë herë për prekje të topit me dorë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/