Në krye të “Abissnet Superiore”-s mbetet përsëri Partizani. Të kuqtë kanë marrë tre pikët në Shkodër, ku kanë treguar grintën e duhur mbrëmjen e sotme. Vllaznia kalon e para në avantazh, teksa shënon në minutën e 37 me anë të Hoxhajt.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e kuqebluve, ndërsa e dyta nis të flasë për Partizanin. Kur kronometri shënonte minutën e 66, Da Silva kthen baraspeshën dhe rihap sërish lojën. Të kuqtë ngulmojnë deri në fund për fitoren dhe e arrijnë falë Xhuljano Skukës. Sulmuesi i kryeqytetasve shkund rrjetën në minutën e 85 dhe përmbys rezultatin në “Loro Boriçi“. Kaq mjafton që tre pikët të shkojnë në kryeqytet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli; Alivoda, Jonuzi, Marku; Mala, Kaina, Hoxhaj
Partizani: Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Hodo, Rrapaj, Murataj; Hoti, Da Silva, Skuka