Skuadrën e Atletikos së Madridit e ka mbërthyer paniku ditën e sotme. Djemtë e Simeones sapo kishin përfunduar stërvitjen e tyre përpara mediave dhe ishin gati të nisnin seancën e tyre të plotë, kur një episod i ndodhur i ka sjellë frikë te të gjithë lojtarët.
Musa Dembele ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë në fushën e lojës. Futbollistët dhe stafi menjëherë i kanë ardhur në ndihmë, me një pjesë të shokëve të tij të skuadrës që kanë vrapuar drejt ambulancës për të marrë barrelat. Por në fund francezi ka fituar sërish ndërgjegjen e tij, duke u drejtuar jashtë fushës me këmbët e tij. Mësohet se rënie e tensionit ka bërë që Dembele të humbasë ndjenjat. Lojtari i Atletikos është nën kujdesin mjekësor, megjithëse tashmë parametrat e tij trupor janë kthyer në normalitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Momento de drama en el Atlético de Madrid
Dembelé sufrió un desmayó durante el entrenamiento del equipopic.twitter.com/FNhNv5aGBe
— David Medrano Mora (@deividmedrano) March 23, 2021