“Ndodh në Korenë e Veriut“/ Kapiteni legjendar i Andorrës del kundër: Të paktën rekordin Guiness nuk ma marrin dot

Situata në kampin e Andorrës nuk është e qetë përpara ndeshjes me Shqipërinë. Kapiteni legjendar i kësaj kombëtareje është lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar dhe arsyeja e vetme është fakti se ka ngritur zërin kundër stërvitjeve pa tamponë. Ildefons Lima, i cili ka mbrojtur fanellën e Andorrës për 22 vite me radhë, ka dhënë një intervistë për “TMW”, ku shprehet se një trajtim i tillë nuk bëhet as në Korenë e Veriut.

“Ata më lanë përsëri jashtë, vazhdojnë këtë seri … Unë u ankova për stërvitje pa tampona, e cila u bë dhe që fillimi i një kampionati amator si yni nuk kishte kuptim. Kështu që ata vendosën që kapiteni i ekipit kombëtar nuk mund të jetë president e lojtarëve të futbollit dhe nuk mund të ankohen kundër federatës. Megjithatë është e drejtë që e kemi në Kushtetutën e Andorrës. Të paktën Rekordin Botëror të Guinness nuk mund të ma marrin.

Unë nuk dorëzohem sepse njerëzit janë në anën time. Dhjetë minuta më parë po flisja me gazetarë nga Polonia, sepse kur Andorra luan, ata flasin më shumë për atë që më ndodhi mua sesa futbollin. Kjo më jep forcë. Do të ishte si nëse Sergio Ramos nuk do të luante për ekipin kombëtar sepse një menaxher i thotë se duhet të heshtë. Por kjo nuk ekziston në botë! Këtu në Andorra ndodh.

Kam bërë një ankesë pranë gjykatës së Andorrës, sepse ata po mohojnë të drejtën për profesionin e futbollistit. Për fat të keq, drejtësia shkon shumë ngadalë. Gjëra të tilla ndodhin në Korenë e Veriut, ndoshta, edhe pse mendoj se sportistë të mëdhenj respektohen atje. Unë përfaqësoj historinë e Andorras, ata nuk po e respektojnë atë. Gjëja më e keqe është të vjedhësh kohën nga një sportist, veçanërisht nga ata që kanë mbrojtur Andorrën për 22 vjet, që është e vështirë. Merr dru dhe fiton pak ndeshje, por punon për të bërë më të mirën dhe mban emrin tënd nëpër Europë me krenarinë më të madhe. Por tani ka nga këta njerëz, që mbase për 2-3 vjet nuk do të kenë më asgjë me futbollin, se po sillen kështu. Duhet të turpërohen”, ka deklaruar Ildefons Lima./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online