VIDEO/ Skënderbeu mposht Tiranën mes spektaklit të7 golave, një penallti i hoqi fitoren Partizanit në “Loro Boriçi”

Ndeshjet e orës 17:00 të “Abissnet Superiore”-s kanë ofruar emocione të forta për tifozët. Vllaznia-Partizani janë ndalur në barazim 1-1 në “Loro Boriçi”. Të kuqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës. Një skemë nga goditja e këndit përfundoi me gol nga ana e Magetit. Megjithatë, Vllaznia u kundërpërgjigj po në pjesën e parë të ndeshjes. Balaj fitoi një 11 metërsh, të cilin e shndërroi në gol në minutën e 42-të.

Ndërkohë spektakël ka ofruar edhe sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardhekuqtë befasuan kryeqytetasit në “Air Albania”, duke i mposhtur me shifrat 3-4. Franklin dhe Shaqe shënuan në minutat 12 dhe 17, ndërsa Abazaj ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28. Liço trefishoi rezultatin në minutën e 32-të, por Përgjoni u kundërpërgjigj vetëm 3 minuta më vonë. Ndërkohë në pjesën e dytë të takimit Franklin (62’) dhe Patriku (84’) vulosën shifrat në 3-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Qatip Osmani nuk i beson syve. Rasti i paster i humbur nga Vllaznia.
byu/Football_24_7 inAbissnetSuperiore

GOOOOL! Penallti per Vllaznine. Bekim Balaj ndeshkon Partizanin.
byu/Football_24_7 inAbissnetSuperiore

Vllaznia – Partizani 0-1 Maguette Goal!…
byu/Football_24_7 infootball

Tirana – Skenderbeu 2-3.
byu/Football_24_7 inAbissnetSuperiore

GOALLLLLLLLLLL! Tirana – Skenderbeu 0-2
byu/Football_24_7 infootball

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online