VIDEO/ Skënderbeu fiton edhe me 10 lojtarë kundër Teutës, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët në ndeshjen…e mërzitshme!

Skënderbeu ka arritur që të fitojë kundër Teutës me shifrat 3-1. Korçarët kaluan në avantazh që në minutën e 13 me Frenklin. Pas një goditje me kokë të këtij lojtari dhe një reagimi jo të mirë, do të vinte goli i parë i korçarëve. Më pas ishte Dean Liço që e dyfishoi rezultatin në minutën e 38 nga 11-metrat. Kështu do të mbyllej gjithçka sa i përket golave të shënuar në pjesën e parë, por jo të episodeve me rëndësi për ndeshjen. Ardit Nikaj do të merrte dy kartona të verdhë në 10 sekonda dhe e la fushën e blertë në minutën e 45.

Teuta përfitoi nga superioriteti numerik në pjesën e dytë dhe ngushtoi shiftat me Peposhin në të 72. E në momentin më të vështirë, ishte Rashica që mbylli historinë e takimit në të 83. Nga ana tjetër Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët. Ndeshja filloi me një nderim të figurës së Zef Dedës, i cili ndërroi jetë në ditën e sotme. Më pas ishte momenti për të mbajtur edhe një minutë heshtje të nder të Dëamenas. Sa i përket ndeshjes, momente deri diku të rrezikshme ka pasur nga të dy ekipet, por mungesa e konkretizimit bëri që takimi të mbyllej pa gola të shënuara në një ndeshje përgjithësisht të mërzitshme. /Sport Ekspres/

 


Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Ramos, Dwumfour; Frashëri, Zenullari, Liço, Rabiu; Rashica, Ahononu, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Teuta (3-5-1-1): Dema; Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Kruja, Daja, Beqja, Karabeci, Gjinollari; Boçi; Daci. Trajner: Edi Martini

LIVE, Vllaznia-Laçi 0-0

VLLAZNIA: Qarri, Smajli. Pusi, Juric, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Coba, Gruda, Gomes. Trajner: Qatip Osmani

LAÇI: Dajsinani, Silva, Dajko, Mjaki, Kryeziu, Qato, Da Silva, Manellari, Bibo, Barjamaj, Sobowale. Trajner: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *