Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias u ndërpre për 15 minuta. Në minutën e 67 të takimit, stafet mjekësore të dy ekipeve kanë vrapuar në drejtim të tifozëve të Skënderbeut. Kjo pasi ata kishin marrë një shenjë prej andej.
Një prej tifozëve të Skënderbeut kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Më pas ai është transportuar me ambulancë në drejtim të spitalit. Gjithashtu ekipet duhej të prisnin që autoambulanca të kthehej pasi dërgoi tifozin, pasi nuk mund të rinis loja pa autoambulancën. Në minutën e 81, takimi vazhdoi normalisht. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/