VIDEO/ Skenar i çmendur! Të gjithë shtrihen në tokë dhe nuk i besojnë syve, koha kishte mbaruar dhe autogoli shpëton Simeonen

Villareal po fitonte në transfertën e vështirë të Atletiko Madridit në shifrat 1-2. Gjyqtari do të akordonte 5 minuta shtesë dhe futbollistët e drejtuar nga ana e Simeones dukeshin të dorëzuar për të dalë me pikë nga stadiumi i tyre. Me kohën që kishte përfunduar, do të vinte edhe topi i gjatë i fundit dhe pa adresë nga lojtarët e Atleticos. Por mbrojtësi i Villareal, Aissa Mandi, nuk u kuptua me portierin e Villareal duke dërguar topin në rrjetë.

Një skenar i çmendur që u përjetua së tepërmi. Pjesa më e madhe e futbollistëve të Villareal u shtrinë në tokë dhe nuk i besonin syve, ndërsa e njëjta ishte situata e përjetuar edhe në stafin e skuadrës. Trajneri Unai Emery nuk po e mbante më vend, ndërsa ndihmësit e tij gjendeshin duke goditur tokën për mënyrën sesi e falën fitoren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online