Villareal po fitonte në transfertën e vështirë të Atletiko Madridit në shifrat 1-2. Gjyqtari do të akordonte 5 minuta shtesë dhe futbollistët e drejtuar nga ana e Simeones dukeshin të dorëzuar për të dalë me pikë nga stadiumi i tyre. Me kohën që kishte përfunduar, do të vinte edhe topi i gjatë i fundit dhe pa adresë nga lojtarët e Atleticos. Por mbrojtësi i Villareal, Aissa Mandi, nuk u kuptua me portierin e Villareal duke dërguar topin në rrjetë.
Një skenar i çmendur që u përjetua së tepërmi. Pjesa më e madhe e futbollistëve të Villareal u shtrinë në tokë dhe nuk i besonin syve, ndërsa e njëjta ishte situata e përjetuar edhe në stafin e skuadrës. Trajneri Unai Emery nuk po e mbante më vend, ndërsa ndihmësit e tij gjendeshin duke goditur tokën për mënyrën sesi e falën fitoren. /Sport Ekspres/
Empatan fuera de tiempo ?pic.twitter.com/Nc3L1YhDiw
— ? (@PrimeKarim_) August 29, 2021