Mbrëmë, Villarreali ka mposhtur Rennes-in me rezultat 3-2 në javën e fundit të fazës së grupeve të Europa League dhe ndeshja është shënuar nga një detaj i pabesueshëm nga minuta e 101-të kur francezët shënuan gol për rezultatin 3-3.
Goli erdhi nga Assignon dhe më pas shpërtheu festa në stadiumin e klubit francez, por të gjithë u mahnitën kur reagoi VAR-i, pas së cilës goli i Rennes u anulua dhe shumë nuk e kuptuan arsyen.
Të gjithë në stadium, por edhe pranë ekranit të televizorit, u mahnitën pasi nuk panë asgjë të diskutueshme për golin për e barazimit, por më pas morën vesh rregullin e pabesueshëm.
Goli i Rennes u anulua sepse Le Fee, i cili goditi traversën me një goditje dënimi, preku sërish topin që iu kthye. Megjithatë, rregulli është që kur topi godet kornizën e portës pas një goditjeje të ndaluar dhe kthehet në posedim të të njëjtit lojtar pa u prekur nga dikush tjetër, atëherë sinjalizohet pozicioni jashtë loje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Renne’s last minute equalizer got overruled because the player that took the free kick reached the ball after it hit the crossbar before anyone else
byu/er_primo_der_rafa insoccer