Derbi mes Spartak Trnavën dhe Slovan Bratislavan është mbyllur në vetëm 15 minuta. Tifozeritë janë përleshur me njëra-tjetrën, me huliganizmin që ka kaluar nga tribuna, në fushën e lojës. Të dy krahët e mbështetësve kanë shkelur fushën e blertë dhe kanë nisur një tjetër ndeshje.
Nga krahu tjetër lojtarët kanë zgjedhur që t’i shohin në mesfushë, duke qëndruar larg sherrit të ndodhur nga ana e tifozëve, por edhe pa u përzier në katrahurën që ndodhi në zemër të Europës. /Sport Ekspres/