VIDEO/ Skena që nuk ishin parë në Bundesligë! Ekipi i Gjasulës humbi 0-6, tifozi futet dhe mban fjalim i inatosur

Futbollistët e Darmstadt u mposhtën dje nga Augsburg në fushën e tyre dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-6 për ekipin mik.

Skena të pabesueshme janë parë pasi arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes. Asnjëri prej tyre nuk mund ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte.

Njëri nga tifozët ka dalë në fushë, por askush nga sigurimi nuk e ka prekur. Ai filloi t’i bënte moral lojtarëve, duke i thënë disa fjalë teksa ishte dukshëm i inatosur. Ndërkohë Klaus Gjasula, në rolin e qendër mbrojtësit u zëvendësua në minutën e 27 pasi rezultati shkoi në 0-4. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online