19 vite pritje për Superioren, vijnë në ndeshjen e parë dhe mundin Vllazninë që është kandidate për titullin kampion. Më mirë se kaq nuk mund të kishte për Erzenin.
Menjëherë pas fitores do të shpërthente edhe festa e madhe që ka vazhduar në autobus. Lojtarët kanë kënduar një pjesë nga West Side Family: “S’kena para, jena për marshallah”. Futbollistëve të Erzenit u duhej me patjetër një “zjarrëfikëse”, gjendja nuk mund të qetësohej ndryshe. /Sport Ekspres/