VIDEO/ Skena komike! Pasimi te sulmuesi quhet momenti i mbrëmjes, Broja mund ta kapte topin vetëm me dorë

Viteshe nuk arriti që të përmbushte misionin në ndeshjen kundër Den Hages pasi barazoi pa gola. Pavarësisht dominimit të madh me gjuajtjet në drejtim të portës dhe topin e zotëruar, ekipi i drejtuar nga Letsch ka marrë vetëm një pikë duke i lënë mundësinë PSV dhe Az Alkmar që të shkëputen disi. Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të luante për 83 minuta, por pa arritur që të shënojë. Momenti i mbrëmjes sipas specialistëve te “Espn Nl” ishte kur lojtari i Viteshes zgjedh që të pasojë te Broja.

Futbollisti shqiptar kishte dalë jashtë fushës së lojës, por kjo nuk e ka ndaluar që të marrë pasimin. I shumëkërkuar edhe kur nuk është në fushë. Por në atë moment Broja mund ta kapte topin vetëm me dorë për t’ia dhuruar kundërshtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online