Viteshe nuk arriti që të përmbushte misionin në ndeshjen kundër Den Hages pasi barazoi pa gola. Pavarësisht dominimit të madh me gjuajtjet në drejtim të portës dhe topin e zotëruar, ekipi i drejtuar nga Letsch ka marrë vetëm një pikë duke i lënë mundësinë PSV dhe Az Alkmar që të shkëputen disi. Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të luante për 83 minuta, por pa arritur që të shënojë. Momenti i mbrëmjes sipas specialistëve te “Espn Nl” ishte kur lojtari i Viteshes zgjedh që të pasojë te Broja.
Futbollisti shqiptar kishte dalë jashtë fushës së lojës, por kjo nuk e ka ndaluar që të marrë pasimin. I shumëkërkuar edhe kur nuk është në fushë. Por në atë moment Broja mund ta kapte topin vetëm me dorë për t’ia dhuruar kundërshtarëve. /Sport Ekspres/
? Het moment van de avond was de pass op Broja bij Vitesse, volgens Marciano Vink en Pascal Kamperman.
Er was alleen één probleempje… ? #VITADO pic.twitter.com/D48xkRadbD
— ESPN NL (@ESPNnl) April 9, 2021