VIDEO/ Skena e rrallë që ndodhi në “La Liga”! Lojtari i dorëzon telefonin arbitrit, në mesin e ndeshjes

Një moment vërtet i veçantë ka ardhur nga “La Liga” me një skenë që nuk ndodh të shihet në asnjë rast, e sidomos nëse flasim për futbollin profesionist. Kur sapo kishte nisur pjesa e dytë mes Atletiko Bilbaos dhe Huescas, mbrojtësi i miqëve, Jorge Pulido, ka kërkuar që të ndalet loja dhe i ka dhënë një telefon arbitrit për ta dorëzuar në pankinë.

Në media ka pasur edhe një përplasje në pasqyrimin e informacionit, teksa disa prej tyre kanë shkruar se Pulido ka harruar duke u futur me telefon në fufshën e lojës, ndërsa media të tjera spanjolle shkruajnë se telefoni është gjetur në fushën e lojës nga ana e mbrojtësit. Megjithatë ky moment komik do të bënte xhiron e rrjeteve sociale teksa arbitri Pizarro vraponte me telefonin në duar për ta hequr nga fusha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *