Pesë minutat e katastrofës, Klaus Gjasula tregon makthin: Thashë me vete, nuk vazhdohet më kështu

Klaus Gjasula vendosi që të transferohej te Hamburgu pasi zhvilloi një sezon të mirë me Paderbornin në Bundesligë. Mesfushori shqiptar la gjurmë edhe në historinë e elitës së futbollit gjerman sa i përket ndëshkimeve me karton të verdhë. Te Hamburgu ishin pritshmëritë e larta sa i përket Gjasulës teksa prisnin që të fitonin sigurinë që kishin parë te ky lojtar. Por fillimi i kësaj eksperience të re do të ishte një makth i vërtetë. Disa paraqitje të dobëta nga ana e Klausit kanë kulmuar me gabimet e bëra ndaj Paderbornit, atje ku për pesë minuta janë pësuar tre gola.

Gjasula kishte peshën e fajit në dy prej golave të pësuara dhe kjo përballje, ndaj ish-ekipit të tij, e goditi edhe në aspektin psikologjik. Trajneri Daniel Thioune e ka mbështetur në të gjitha rastet, ndërsa mendoi se ardhja e Klausit te Shqipëria kur do të luheshin ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve do ta ndihmonin që të vinte me energji të reja.

Kështu edhe ndodhi, teksa mesfushori është tjetërsuar dhe po rikthehet si dikur. Në ndeshjen e fundit kundër Saudhausen ka luajtur me hundë të thyer dhe pa vendosur një maskë mbrojtëse, duke rrezikuar seriozisht vetëm për të fituar dashurinë dhe besimin e munguar te Hamburgu.

Në një rrëfim të fundit në mediat gjermane, lojtari shqiptar tregon edhe makthin e kaluar teksa shumë takime do t’i ndiqte nga stoli. “Kam pasur pesë minuta katastrofale në një ndeshje dhe pas kësaj më ka ndodhur diçka, humba besimin te vetja ime. Pastaj kur qëndrova për 90 minuta në stol ndaj Kiel, vendosa dhe thashë me vete: “Nuk vazhdohet më kështu”. Nuk mund të bëja asgjë më shumë sesa të prisja momentin tim. Në fillim doja me patjetër që të tregoja se do t’i përmbushja ato pritshmëritë që ishin për mua, për të bërë mirë. Megjithatë tani jam rikthyer sërish si dikur”, ka thënë Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online