VIDEO/ Skema fantastike e Atalantës nga goditja e këndit, Berat Gjimshiti jep asist kundër Fiorentinës

Atalanta është duke gjetur fitoren edhe në kampionat, teksa është duke fituar në shifrat 3-0 kundër Fiorentinës. Një përballje e vështirë kjo për ekipin nga Bergamo pasi luajnë ndaj një skuadre të etur për pikë, atje ku pavarësisht emrave të njohur që ka në përbërje, është duke shkuar në vendet e fundit të renditjes.

Gonsens dhe Malinovski realizuar dy golat e para te Atalanta, ndërsa i treti ishte bashkëpunimi që ka dorën e Gasperinit. Një skemë nga goditja e këndit ku pas krosimit është Gjimshiti që sulmoi bukur shtyllën e parë dhe devijoi topin me kokë për ta dërguar saktësisht te Toloi.

Ky i fundit e kishte një “lojë fëmijësh” që të tundte rrjetën e Fiorentinës për herën e tretë. Ajo që duhet theksuar është fakti se Atalanta është një nga ekipet e Serisë A nga vijnë më tepër gola sa i përket mbrojtësave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online