VIDEO/ Skandali në Dragao! Tifozët e Interit trajtohen keq, portugezët i mbyllin derën dhe nuk i lanë në stadium për të parë ndeshjen

Skena të pabesueshme dhe skandaloze janë parë në stadiumin Dragao para ndeshjes mes Portos dhe Interit. Tifozët e ardhur nga Italia nuk mund të futeshin dot në stadium pasi nuk iu lejua hyrja. Njoftimi erdhi para nisjes së ndeshjes.

Ishin rreth 500 tifozë që u ndaluan nga policia pasi biletat e tyre ishin në pjesë të ndryshme të tribunës. Për këtë arsye, portugezët vendosën që miqtë të mos kishin të drejtë për të parë ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *