E do Mesin si fëmijën e tij! Veprimi i Guardiolës shkakton polemikë, e hoqi Halandin nga fusha që të mos thyente rekordin e argjentinasit

Erling Halandi ishte i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme, teksa shënoi 5 herë në portën e Lajpcigut. Një shifër që vetëm Lionel Mesi e ka arritur në një përballje me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Norvegjezi kishte shënuar 5 gola brenda 57 minutave dhe koha i premtonte për të thyer rekordin e 7 herë fituesit të Topit të Artë.

Por Guardiola ia mohon këtë kënaqësi. Trajneri i Mançester Sitit ka shkaktuar polemikë me veprimin e tij për të hequr nga fusha Halandin në minutën e 63-të të ndeshjes. Opinioni sportiv e ka parë si një vendim të pastër të spanjollit për të mbajtur të paprekur rekordin e Lionel Mesit. Guardiola ka një lidhje mjaft të ngushtë me ish-futbollistin e Barcelonës, të cilin e do si të ishte fëmija i tij. Madje në intervistat e dhëna për mediat ka pranuar se Mesi është i vetmi lojtar që mund të mos i përmbahet rregullave të tij dhe për të cilin mund të bëjë përjashtime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online