VIDEO/ Skandali i madh në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, topi kalon vijën me portierin dhe arbitri nuk e sheh as në VAR golin kundër Uruguait

Kualifikueset e Botërorit nuk mund të kalonin pa skandal, i fundit është parë në Amerikën e Jugut. Uruguai mundi 1-0 Perun dhe fitoi një vend direkt në Botërorin e Katarit, ndërsa Peruja e komplikoi situatën. Uruguaianët tani kanë katër pikë avantazh ndaj Perusë të vendit të pestë dhe ka mbetur edhe një raund deri në fund.

Ndeshja mes këtyre dy Kombëtareve solli një situatë të diskutueshme, pas së cilës të gjithë kundërshtarët e teknologjisë VAR kishin materialin më të fortë. Lojtarët e Perusë menduan se kishin shënuar golin e barazimit, të paktën siç duket qartë nga pamjet ku portieri hyn me topin përtej vijës.

Megjithatë, pavarësisht se ndeshja është luajtur me teknologjinë VAR, gjyqtarët nuk e kanë ndërprerë lojën për t’u siguruar nëse topi kishte kaluar apo jo. Për ta bërë situatën më keq, gjyqtarët nuk e kanë shqyrtuar as videon me ndihmën e VAR-it, gjë që e ka bërë të gjithë situatën një skandal edhe më të madh Në këtë rast, është e rëndësishme të thuhet se teknologjia e vijës së portës nuk përdoret në Amerikën e Jugut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *