VIDEO/ Skandali! Degradon festa e Maqedonisë së Veriut, mbajnë veshur fanellën e Bardhit dhe Alioskit teksa…shajnë shqiptarët

Maqedonia e Veriut ka korrur një tjetër sukses të madh duke lënë Italinë pa Botëror. Tanimë vjen përballja me Portugalinë si një finale për të luajtur shansin e fundit për një biletë që të dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm.

Festa nisi e menjëhershme në Maqedoninë e Veriut pas vërshëllimës së trefishtë në Palermo, në atë fitore me shifrat 0-1. Shumë tifozë dolën për të bllokuar rrugët e Shkupit, por nuk munguan situatat skandaloze teksa disa prej tyre kanë nisur që të shajnë shqiptarët, megjithëse po i gëzoheshin këtij suksesi të madh falë tyre: “Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Erdon Daci etj”.

Për më tepër që në ndeshjen kundër Italisë, si lojtari më i mirë i takimit do të shpallej pikërisht Visar Musliu. Pa harruar faktin se Federatën Maqedonase të Futbollit e drejton një shqiptar, Sejdini, ku pas ardhjes së tij mbërriti suksesi i Europianit dhe kjo magji e tanishme me Botërorin. /Sport Eksrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *