VIDEO/ Skandal që nuk pritej nga UEFA, Euro24 prezantohet me Kosovën pjesë të… Serbisë

UEFA ka zbuluar mbrëmjen e sotme trofeun e Euro24 që do të zhvillohet në Gjermani, si dhe ka publikuar një video promocionale për këtë kompeticion. Por qeveria europiane e futbollit bëhet pjesë e një skandali që nga pak kush pritej. Megjithëse prej vitesh ka fituar pavarësinë e saj dhe federate e saj është anëtare me të drejta të plota të UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova prezantohet si pjesë e… Serbisë.

Në hartën e shpërndarë në faqen e orgaznizimit më të lartë të futbollit europian Kosova nuk paraqitet si shtet më vete, por bashkë me Serbinë. Diçka e papranueshme kjo nga populli shqiptar, i cili kërkon një reflektim të UEFA-s dhe rregullim të gabimit të bërë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *