Situata ka qenë e tensionuar në derbin e Londrës së Veriut mes Arsenalit dhe Tottenham-it. “Viktima“ në këtë ndeshje ishte Aaron Ramsdale. Teksa ishte duke u shoqëruar jashtë vijës fundore, Richarlison shkon të debatojë me të. Braziliani tregon një sjellje rrugësh, pasi vendos dorën në fytyrën e portierit të “topçinjve” dhe më pas e shtyn këtë të fundit.
Por për Ramsdale-n nuk përfundon me kaq. Sapo shkon pranë barrierave kufizuese, një tifoz i Tottenham-it e godet me shkelm pas shpine. Lojtarët e Arsenalit grumbullohen menjëherë pranë shokut të tyre të skuadrës për ta mbrojtur në këtë situatë që del jashtë kontrollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/