VIDEO/ “Siu” që ndalet vetëm nga VAR! Buzëqeshja ironike e Ronaldos, i heqin golin e minutës së fundit pasi ishte festuar fitorja

Ndeshja mes Udinezes dhe Juventusit përfundoi në dramë të vërtetë. Bardhezinjtë gjetën avantazhin me anë të Dybala dhe Cuadrado në pjesën e parë, duke e llogaritur ndeshjen si të mbyllur para kohe.

Por në të dytën ishte Udineze që u rikthye. Pereyra dhe Deolofeu do të barazonin gjithçka për t’i dërguar shifrat në 2-2. I futur nga stoli, Ronaldo dërgon topin në rrjetë me kokë për të festuar fitoren.

Ishte minuta e fundit dhe menjëherë vjen “Siu” nga portugezi që ndëshkohet edhe me kartonin e verdhë për heqjen e fanellës. Por buzëqeshja e tij do të ndërronte natyrën, për t’u kthyer në ironike, pasi VAR e anulloi për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online