VIDEO/ Situata qesharake ndodhi në ndeshjen e Redon Xhixhës! Lojtari i Gent shkoi për festuar kualifikimin, harroi se penalltitë nuk kishin mbaruar akoma

Një situatë qesharake ka ndodhur në ndeshjen e djeshme të Conference League mes Gent dhe Qarabag. Kjo ndeshje u mbyll me shifrat 1-0, ndërsa në të parën ishte Qarabag që kishte fituar me po të njëjtat shifra. Ky takim përfundoi në ruletën ruse ku u vendos për ekipin që do të kalonte më tej. Pas ekzekutimeve të saktë të 11-metërshave të parë, portieri i Gent priti penalltinë e katërt të Qarabag.

Menjëherë pas kësaj sulmuesi i Gent, Orban, shkoi të festonte si i çmendur te tifozët duke menduar se ekipi i tij ishte kualifikuar. Por më pas kuptoi gafën që kishte bërë pasi Gent duhet të godiste saktësisht edhe penalltinë e pestë për të gjetur kualifikimin. Ishte vetëm çështje kohe pasi Gent nuk do të gabonte as në penalltinë e pestë duke lënë jashtë kështu Qarabag ku luan edhe Redon Xhixha që u aktivizua në këtë ndeshje gjatë periudhës së shtesës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *