VIDEO/ Situata e pazakontë në ekipi e Bares! Mbrojtësi futet si portier, Benzema i shënon gol pa kaluar ende 60 sekonda

Espanjoli dhe Reali i Madridit kanë mbyllur mbrëmjen e La Liga-s. Madrilenët arritën që të fitonin me shifrat 1-3 falë heroizmit të Karim Benzema. Në minutën e 88 të takimit do të vinte avantazhi i gjetur nga francezi, teksa rezultati ishte i mbërthyer në 1-1.

Situata e pazakontë ndodhi në fundin e takimit. Portieri i Espanjol, Lecomte, do të merrte karton të kuq. Te kjo skuadër nuk e menduan gjatë për të kryer zëvendësim dhe lanë mbrojtësin Cabrera për të veshur dorezat dhe të kthehej në portier.

Pa kaluar ende 60 sekonda, nga goditja e dënimit do të vinte goli i tretë i Benzema që goditi pikërisht në krahun e mbrojtësit-portier. Sa i përket Keidi Bares, mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 69. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *