Mirlind Daku është padyshim lojtari më i rëndësishëm i Rubin Kazan. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen e sotme, duke i dhënë fitoren i vetëm skuadrës ruse në ndeshjen e fituar 1-2 me përmbysje ndaj Akron.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa barazimi mbërriti në minutën e 55. Pasi mori bukur krahun dhe futi topin në zonë, Daku detyroi lojtarin kundërshtar që të shënonte një autogol. Ndërkohë për të vendosur fitoren e këtij takimi, ishte sërish Daku që doli në skenë. Pas një goditje këndi dhe rrëmuje në zonë, sulmuesi shqiptar shtyu topin drejt rrjetës. Arbitri mori rreth 7 minuta për të parë këtë situatë në VAR dhe në fund vendosi që të quante golin e shqiptarit. /Sport Ekspres/