VIDEO/ Sirenat e largimit si një basti i humbur kanë nisur të bien, Ekuban përgjigjet me asist në golin fantastik të Destros

Kaleb Ekuban nuk arriti të përshtatej me futbollin italian në gjysmën e parë të sezonit të Serisë A. Futbollisti ganez iu bashkua Xhenoas në merkaton e verës, por nuk kaloi shumë kohë dhe sirenat e largimit nisën të binin për të. Ish-sulmuesi i Partizanit është cilësuar si një basti i humbur i ekipit italian dhe këtë muaj pritet të ndërrojë përsëri ambient.

Por kundërpërgjigja ndaj zërave të merkatos ka ardhur në fushën e lojës. Xhenoa ka barazuar 1-1 në sfidën kundër Sasuolos, ku protagonist u bë edhe Ekubani. Ky i fundit ishte autori i asistit për golin fantastik të Destros, i cili me finte e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 6 të takimit. Përballja ka përfunduar në shifrat 1-1, me Xhenoan që del vetëm me një pikë nga kjo transfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *