Sfida e javës së 20 të Serisë A mes Bolonjës dhe Interit nuk është zhvilluar. Autoritetet e shëndetësisë nuk e kanë lejuar ekipin vendas të paraqitet në stadium, ku Interi ka pritur sipas rregullores 45 minuta kundërshtarin. Inzagi u ka kërkuar lojtarëve të tij të stërviten në fushë gjatë kësaj periudhe, duke sjellë kështu edhe një situatë komike.
Megjithëse ndeshja nuk u zhvillua, Interi u largua nga “Dal’Ara” me një futbollist të dëmtuar. Dumfris ka shkelur në kyçin e këmbës Dimarkon, duke e lënë këtë të fundit të lënduar. Stafi mjekësor i zikaltërve i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë përpara se skuadra të zhvendosej për në dhomën e zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sto piangendo pic.twitter.com/XWdav3jhhs
— Fulvio Santucci (@SantucciFulvio) January 6, 2022