Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit ka marrë gjithë vëmendjen e javës që lamë pas në Superiore. Rezultatet kishin pak rëndësi dhe gjerësisht u trajtua dhuna e ndodhur në fushën e lojës mes lojtarëve dhe stafit që u përfshinë në rrëmujën e madhe pas gjestit të shëmtuar të Nuabuezes. Që përpara nisjes së këtij takimi nga krahu i Laçit është kërkuar një arbitër i huaj, por kjo kërkesë do të hidhej poshtë.
Ndërkohë i përhershmi i ftuar në “Procesi Sportiv”, Redi Jupi, është shprehur se nuk mund të pranohej një kërkesë e tillë pasi nuk po luhej një përballje mes Mançesterit dhe Çelsit. E teksa të ftuarit e tjerë kanë hedhur idenë se ndeshja në Ballsh kërkonte trajtimin e veçantë për shkakun e rrezikshmërisë së madhe, për të pasur arbitrin më të mirë, Jupi i ka shtruar pyetjen Sinematit: “Kë ndeshje ke ndjekur të shtunën?”.
Një pyetje e cila konsiston me faktin se në të njëjtin orar luhej kryesfida e javës Tirana-Kukësi, për të vazhduar me Vllazninë kryesuese që priste Apoloninë, pa harruar edhe sfidën tjetër të rëndësishme ms Kastriotit dhe Partizanit. /Sport Ekspres/