Armando Dobra po gëzon një formë fantastike në Angli. Pasi e ngjiti ekipin e Chesterfield në League Two, shqiptari shënoi në ndeshjen e parë të këtij sezoni.
Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme, Chesterfield ka luajtur kundër Derby në EFL Cup, një ekip ky i cili është pjesë e Championship.
Armando Dobra shënoi një tjetër gol të bukur duke treguar nuhatjen me portën kundërshtare. Portieri e kishte të pamundur të reagonte, ndërsa Chesterfield kaloi në avantazh.
Por për fat të keq Derbi e përmbysi rezultatin në 2-1 dhe kaloi në fazën tjetër. Me siguri që Silvinjo mund ta ketë Armando Dobrën në konsideratë për ndeshjet e shtatorit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. /Sport Ekspres/