Për shkak të invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe gjithë situatat e ndodhura në kohët e fundit në këtë vend, duke na kthyer shumë vite mbrapa në kohë me lu.ftërat e zhvilluara, bota është sensibilizuar. Mbështetja ka qenë e madhe për Ukrainën, ndërsa edhe disa konkurse dhe gara që mbërthejnë vëmendjen e gjithë botës, janë fituar nga ky shtet. Më shumë sesa me meritë, bëhej fjalë për dhënien e mesazhit të fortë siç ishte rasti i fundit i Eurovizionit.
Por nëse mendohej se edhe në futboll do të kishte një “dorë njerëzore” që do t’i jepte një shtytje Ukrainës drejt Botërorit, në fakt ndodhi e kundërta. Uellsi arriti ta mposhti Ukrainën me shifrat 1-0 në finale, falë autogolit të Yarmolenkos në të 34. Vetëm gjashtë minuta më vonë, i njëjti lojtar është goditur keqazi në zonën kundërshtare nga Joe Allen.
Në mënyrë tërësisht të pakuptueshme, arbitri spanjoll Lahoz nuk e ka akorduar penallti këtë rast. Për më tepër nuk është konsultuar as me VAR, duke krijuar dyshime të forta për një penallti të pastër që vendosi fatin e takimit dhe historinë për Kombëtaren që do të priste biletën e fundit për në Botëror. /Sport Ekspres/
How was that not a penalty!? ????????? #WALUKR pic.twitter.com/xhiDQp3Hfc
— FFScout247 (@FFScout247) June 5, 2022