VIDEO/ Si në kalçeto! Ish-portieri i Barcelonës e lë topin të shkojë në rrjetë pasi mendoi se po dilte jashtë, më pas godet shtyllën me kokë

Në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit holandez, NEC Nijmegen u përball me Heerenveen, atje ku skuadra mike fitoi 2-3. Fituesi i ndeshjes dhe momenti që mori vëmendjen mediatike ishte ai i minutës së 87. Colassin bëri një goditje të lehtë e cila u ndoq nga çmenduria e Cillesen.

Ish-gardiani i Barcelonës nuk i bëri mirë llogaritë me shtyllën, duke e lënë topin që të shkonte në rrjetë, pasi mendoi se sfera do të dilte jashtë. Një moment ky që ndodh rëndomtë në kalçeto, por thuajse asnjëherë në futbollin profesionist. Cillesen shfryu duke goditur shtyllën me kokë dhe shokët e ekipit e ngushëlluan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *