Astrit Selmani është një prej sulmuesve shqiptarë më në formë të momentit. Futbollisti që luan me Varbergs në Suedi ka fituar prej kohësh vëmendjen e opinionit sportiv falë performancave të zhvilluara në kampionat.
Së fundmi kanë ardhur edhe tre gola në fitoren me shifrat 5-2 ndaj Hammarby. Qartësisht Selmani ka marrë figurën e një lideri te Varbergs dhe përpara nisjes së ndeshjes ka mbajtur një fjalim që na kujton dikur momentin kur Lorik Cana shtronte përpara tij emra si Benzema dhe Ribery, të cilët e dëgjonin me vëmendje.
Nuk është zbuluar ende se çfarë ka thënë Selmani në dhomat e zhveshjes, por padyshim që funksionoi mënyra e tij e më veçanërisht për veten. Një fitore dhe tre gola të arritur ndaj ekipit të Hammarby, atje ku ka një pjesë të aksioneve edhe Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/
Oklart vad Selmani sa inför matchen, men det funkade, främst för han själv @AstritSelmani pic.twitter.com/cmln2HP9Hm
— Dplay Sport ?? (@Dplay_Sport) November 8, 2020