VIDEO/ Si ishte kaq i ftohtë 22-vjeçari? U çuditën me gjendjen e “mpirë”, Donaruma: Nuk e kuptova që fituam Europianin, vetëm kur pashë…

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Donaruma ishte heroi kryesor që dërgoi Italinë drejt suksesit në fitimin e Europianit. “Axurrët” ia dolën dy herë në gjysmëfinale dhe finale falë ruletës ruse, me portierin 22-vjeçar që mori rolin e heroit.

Por vërtet interesant ishte fakti që menjëherë pasi gardiani i ri i PSG priti penalltinë që i dhuroi trofeun Italisë, ishte tërësisht i ftohtë dhe nuk zgjodhi të festonte, si të bëhej fjalë për një ndeshje miqësore.

Jehonë e madhe mediatike ishte për “mpirjen” e Donarumës, por vetë portieri ka treguar të vërtetën: “Unë nuk e kuptova që ne kishim fituar Europianin dhe prandaj nuk festova. E mësova vetëm kur pashë shokët e ekipit që po vinin drejt meje”, tha Donaruma. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *