Reagimi emocionues i lojtarit të Anglisë: Jam Marcus Rashford me ngjyrë! Nuk kërkoj falje për origjinën time, penallti shënoja edhe në gjumë

Marcus Rashford është një prej futbollistëve që kanë vuajtur më së shumti reagimin e tifozëve anglez pas humbjes së finales me Italinë. Duke parë mesazhet e shumta që kanë mbërritur në adresën e tij, lojtari i Manchester United ka zgjedhur që të reagojë mes emocioneve të shumta. Duke mos fshehur për asnjë moment të vetëm të shkuarën e tij, Rashford kërkon që të përballet kundër të gjithëve atyre që e kritikuan.

“Unë nuk di as nga të filloj dhe nuk di as ta them me fjalë se si po ndihem në këto momente. Kam pasur një sezon të vështirë, mendoj se kjo ishte e qartë për të gjithë dhe ndoshta shkova në atë finale me një mungesë besimi. Unë gjithmonë kam qenë mirë në ekzekutimin e penalltive, por këtë herë nuk u ndieva mirë.

Penalltia ishte gjithçka që do të më kërkohej të kontribuoja për ekipin. Mund të shënoj penallti edhe në gjumë, përse jo në ato momente? Është duke u rrotulluar në kokën time pa pushim mendimi që kur kam goditur topin dhe ndoshta nuk ka asnjë fjalë për të përshkruar si ndihem. 55 vjet. 1 penallti. Histori. Gjithçka që mund të them është se ndihem keq. Do të doja të kishte shkuar ndryshe.

Një vëllazëri është ndërtuar që nuk prishet. Suksesi juaj është suksesi im. Dështimet tuaja janë të miat. Unë jam rritur në një sport ku prisja të lexoja gjëra të shkruara për veten time. Qoftë kjo ngjyra e lëkurës sime, ku jam rritur, apo, së fundmi, se si vendos ta kaloj kohën time jashtë fushës.

Unë mund të marr kritika për performancën time gjatë gjithë ditës, penalltia ime nuk ishte mjaft e mirë, duhej të ishte futur brenda, por unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur. Unë nuk kam ndjerë asnjë moment më krenar sesa veshja e atyre tre luanë në gjoksin tim dhe duke parë familjen time të më brohorisnin në një turmë prej mijërash tifozëve.

Kam ëndërruar për ditë të tilla. Mesazhet që kam marrë sot kanë qenë mjaft pozitive dhe duke parë përgjigjen në Ëithington më mbushën sytë me lot. Unë jam Marcus Rashford, 23 vjeçari me ngjyrë nga Ëithington dhe Ëythenshaëe, South Manchester. Për të gjitha mesazhet e faleminderit. Unë do të kthehem më i fortë. Ne do të jemi më të fortë”, shkruan Rashford. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online